STOP-EMISIONI 8(Sezoni 11) 11 Shtator 2025-“Beja dhe punen e mekanikut”, zonja humb dy gishta ne vendin e punes

Jemi në Korcë, pasi në 9 prill 2025 ka ndodhur një aksident në fabrikën e letrës “Elisabet”, ku punonjësja Daniela Lika ka humbur dy gishta.Daniela tregon, se prej 8 vjetësh punon në këtë fabrikë, por atë ditë u dëmtua nga një makineri, duke ndihmuar një kolege.Sipas Danielës, ajo nuk është e vetmja, që është dëmtuar në vendin e punës.Pronari i fabrikës, Gjergji Zhidro, thotë, se në momentin, që ndodhi aksidenti, është njoftuar Inspektoriati i Punës dhe Policia dhe subjekti u gjobit me 40 mijë lekë.

Gjitha vera ka kaluar si në ethe pas zgjedhjeve të 11 majit për socialistët, që kanë pritur gjatë, për të mësuar emrat e kabinetit të ri qeveritar.Sot në mbledhjen e paralajmëruar të Asamblesë, kryeministri Rama deklaroi më në fund emrat e ministrave, me të cilët do të ushtrojë mandatin qeverisës. Ne ishim atje, për të intervistuar emrat e përfolur.

Për cështjen e dëmtimit në vendin e punës të zonjës Daniela Lika, në fabrikën e letrës në Korcë, ne shkojmë të shohim nga afër situatën. Punonjëset e paketimit duken, se bëjnë edhe rolin e mekanikut dhe trajnimi për makinerinë, është bërë vetëm në letër.Përtej procedurës ligjore, ne interesohemi për një dëmshpërblim për zonjën, që humbi dy gishtat dhe pronari i paguan shpenzimet e psikologut e po kështu lidhet me një mjek në Selanik, për një ndërhyrje të specializuar.Nga ana tjetër, vetë Daniela na telefonon nga spitali i Selanikut, ngaku ka nisur trajtimin para ndërhyrjes.

Të Fundit