Postoi videon ku ecte me 225 km/h në autostradë, gjobitet ministri turk

Ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloglu, u gjobit me 280 dollarë pasi u filmua duke drejtuar me 225 kilometra në orë në autostradën Ankara-Nigde, pothuajse dyfishi i shpejtësisë së lejuar prej 140 kilometrash në orë.

Videoja që ai postoi tregon makinën e tij duke kaluar automjete të tjera, e shoqëruar me muzikë popullore dhe fragmente nga një fjalim i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, raportoi Reuters.

Ministri turk kërkoi falje publikisht, duke postuar një foto në rrjetet sociale dhe duke shkruar: “I kërkoj falje kombit tonë”.

Të dhënat zyrtare treguan se 6,351 persona vdiqën në pothuajse 1.5 milionë aksidente trafiku në Turqi vitin e kaluar.

Të Fundit