Rrahin dhëndrin e tyre, babai dhe dy djemtë arrestohen në Malësinë e Madhe

Babai bashkë me dy djemtë janë arrestuar në Malësinë e Madhe pas një konflikti familjar.

Policia bën me dije se shtetasit Xheladin Çokaj, 64 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Arnit Çokaj, 30 vjeç, dhe Sefred Çokaj, 33 vjeç, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht dhëndrin e tyre, A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Ngjarja ndodhi në fshatin Flakë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndërhynë menjëherë pas njoftimit për konflikti.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, tre të arrestuarit u shoqëruan në komisariat, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore për veprën penale “Dhuna në familje”

Të Fundit