“S’janë as banorë të zonës”, Rama për ndërtimet pa leje në Theth: Nuk bëhet fjalë për të shkretë

Sot në takimin e tij me deputetë dhe drejtorë të bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama u ndal te ndërtimet pa leje në Theth.

“Ka një teori shumë, sipas meje, për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin. Kush e ka fajin? Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen të ja lënë fajin strukturave të shtetit. Nga njëra anë kemi disa njerëz të shkretë të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj që t’i godasë.

Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por individë që janë ngjitur deri atje dhe në një pjesë të konsiderueshme nuk janë banorë të atij vendi, madje në rastin flagrant, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur.

Policia e Shtetit po merret me hetimin se si ka ndodhur dhe kush qëndron mbrapa pushtimit të qendrës së Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime të cilat nuk janë për të futur kokën, por për qëllim fitimi. Nga ana tjetër, nuk di që ka ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit, duke u vënë fajin strukturave të shtetit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Të Fundit