Policia e Delvinës ka finalizuar një rast të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional “Koordinata”.
Një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte kultivuar 17 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, në kopshtin pranë banesës së tij në lagjen “9 Tetori”, Delvinë.
Shtetasi J. M., rezulton gjithashtu të kishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit për të ujitur bimët narkotike dhe kishte kryer ndërtim pa leje në ambientet e jashtme të banesës.
Shërbimet e Komisariatit të Delvinës asgjësuan bimët narkotike me djegie, ndërsa për rastin materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës për veprime të mëtejshme.
61-vjeçari do të hetohet për “Kultivim të bimëve narkotike”, “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit”.