Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dhe Prokurorisë në Elbasan. Një qytetar ka kryer dy vitet e burgimit, masë kjo e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, por nuk i sekuestrohen 2 celularët, që kishte para se të shkonte drejt qelisë. Me datë 27 maj 2025 del nga burgu e të nesërmen bën një shkresë në Prokurori për kthimin e sendeve, por nuk merr përgjigje. Pas shkresave që ne i bëjmë Gjykatës dhe Prokurorisë Elbasan, kjo e fundit na sqaron, se në vendimin e Gjykatës Elbasan, kjo e fundit është shprehur vetëm për personin dhe dënimin e tij, por jo për sendet personale, dhe për këtë “harresë”, duhet të bëjë një tjetër seancë, që të shprehet për sekuestron e sendeve personale.
