Jemi në Patos për problemin e qytetarit Edmond Cenodemaj, i cili jeton në Greqi e na tregon, që nuk po arrin të marrë një vërtetim, për të njehsuar dëftesën e pjekurisë. Ai ka mbaruar në vitin 1988 shkollën e mesme të bashkuar “Lefter Talo”, specialiteti nxjerrje nafte dhe gazi, ndërkohë që vërtetimin e lëshuar sot nga gjimnazi “Zhani Ciko”, e ka me degën prodhim.Edmondi thotë, se nuk ia morën parasysh fare të dhënat, që ka dëftesa dhe i dhanë një vërtetim, që nuk përfaqëson realitetin, se cfarë ka mbaruar. Kjo situatë po i prish punë në Greqi.Kur interesohet, i thonë, se në regjistrin e Amzës, nuk shkruhet, që është regjistër i shkollës “Lefter Talo” dhe nuk ia nxjerrin dot, se çfarë shkolle ka mbaruar e në çfarë profesioni. Ne shkojmë në gjimnazin “Zhani Ciko”, që më parë ka qenë “Lefter Talo”, amzat e të cilës janë akoma aty. U takuam me drejtorin Elvis Hyseni, i cili thotë, se një pjesë e amzave, janë ende në shkollë dhe nuk ka asnjë element, që tregon, se i përkasin shkollës “Lefter Talo”. Në këto kushte, ai vetëm kalon në vërtetim, aq sa është e shkruar në fletën e amzës.Në ZVA Patos u takuam me zonjën Zamira Velçani,e cila përforcon faktin, se Amzat, që janë në shkollë nuk e përcaktojnë, se cilës shkollë i përkasin.E njejta situatë edhe në Drap Fier. Eksperti i cështjeve të arsimit, Ndricim Mehmeti, shprehet, se është e paprecedentë mbajtja e amzave, që sipas tij, është bërë për të shitur diploma. Sipas tij, këtë situatë, duhet ta zgjidhë Ministria e Arsimit, pasi që nga viti ’83, është miratuar plani mësimor i specialiteteve dhe nuk ka patur degë “prodhim”.
Një burrë ka shfrytëzuar shiun, për t’i futur një dush të shpejtë. Me duart mbushur me shampo ai ka dalë në shi dhe është larë, nën rrebeshin e reshjeve dhe të të qeshurave të komshinjve, që e filmonin.Një luan është futur në një market mishi, duke krijuar një situatë të pazakontë.
Në kuadër të solidaritetit me familjet në nevojë emisioni “Stop”, fondacioni “Bashkë për Shpresë” dhe cunat e Bostonit kanë ndihmuar disa familje në Vorë, Kavajë dhe Lushnje.Në fshatin Lekaj, ishim në familjen e Agim Bicakut, i cili jeton në kushte të vështira.Në një dyqan kemi shlyer borxhet e disa familjeve.Në fshatin Luz i Vogël ndihmuam familjen Ajdini, djali i së cilës, është invalid dhe janë pa asnjë të ardhur.Në Vorë iu gjendëm pranë familjes së Hekuran Kronit, që jeton në cadër. Në Lushnje mbështetëm familjen Ylici me dy fëmijë të vegjël.