STOP-EMISIONI 185(Sezoni 10) 21 Maj 2025-Rrihen fizikisht ne zyrat e shtetit, viktima pushohet, dhunuesja ne pune.

Në 25 maj 2022, në zyrën e Gjendjes Civile Elbasan, ka ndodhur një konflikt fizik mes dy punonjëseve të kësaj zyre. Njëra prej tyre, tashmë ish punonjëse, thotë se ka punuar 14 vjet në këtë institucion dhe nuk ka pasur probleme të tilla. Por kur erdhi kolegia e re, Fatbardha Kume, nisi ta ofendonte dhe ta bullizonte, gjë që arriti deri në dhunë fizike.Denoncuesja thotë, se u ankua te përgjegjësja e gjendjes civile të asaj kohe, por nuk u mor asnjë masë. Më pas iu drejtua Drejtorisë së Policisë Elbasan, dhe OPGJ Ornela Leçku e mori në pyetje, i bëri foto dhe zonja mori 5 ditë raport.Pas kthimit në punë situata konfliktuale vijoi dhe denoncuesja humbi edhe vendin e punës.Ne interesohemi te OPGj Ornela Leçka, e cila pranon, se i kujtohet ky rast.Ajo thotë, se ka marrë në pyetje palët, ka bërë kqyrjen e rastit dhe fotot dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë. Në përgjigje të një shkrese, Prokuroria e Elbasanit shprehet, se e ka regjistruar procedimin penal, dhe ne vitin 2023 ka dalë me pushimin e cështjes. Nëse palët kanë pretendime, duhet t’i drejtohen Gjykatës!

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë ka publikuar një urdhër nga qelia e paraburgimit, ku kërkon verifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit në cdo qendër e cdo kuti. Në këto zgjedhje Partia e Lirisë siguroi 26 mijë e 700 vota, ndërsa kreu i saj Ilir Meta nuk e arriti mandatin, duke marrë rreth 8 mijë vota.

Në fillim të marsit të këtij viti treguam për një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit, që jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, por po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje denoncoi të atin Skënder Kurti, për abuzim seksual me të, ndërsa jetonin të dy në Itali, në pritje për ardhjen e nënës dhe vëllait. Kur ishte 14-15 vjec, vajza iu drejtua organeve kompetente dhe për të u kujdes shërbimi social në Itali, ndërsa babai vuajti 7 vjet burgim. Mamaja dhe vëllai i vogël e morën vesh ngjarjen pas disa javësh nga një komshi në Itali, pasi motra nuk po përgjigjej në telefon.Djali i familjes, tani 19 vjec tha, se e ka parë të atin vetëm 3 herë. Edhe në ato raste, Skënderi ishte i dhunshëm. Pas dënimit, Skënderi u deportua në Shqipëri, ku filloi përndjekjen dhe dhunën ndaj familjarëve.Në vitin 2024, djali i Skënderit, Xhemal Kurti, shkoi te gjyshja nga babai, ku u sulmua nga i ati dhe u detyrua, t’i gjuajë me një tullë, për t’u mbrojtur.Për këtë arsye, i riu u la në qeli për 3 muaj dhe Gjykata e dënoi me 1.5 vjet burg.Babai agresor Skënder Kurti, shprehte hapur hakmarrjen, përndjekjen dhe inskenimin, që i ka bërë djalit të tij, vetëm për t’u hakmarrë për denoncimin, që i bëri vajza e tij në vitin 2015 në Itali për ngacmim seksual.Pas publikimit të këtij rasti, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë, që rëndonte mbi të riun dhe Xhemal Kurti mori pasaportën dhe u bashkua me të ëmën në Itali.

Të Fundit