STOP-EMISIONI 173(Sezoni 10) 5 Maj 2025-“3 muaj e ke, pastaj nis sikleti”, fallxhorja hap mbaresi per pune te pista.

Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një fallxhore, e quajtur Mirela. Mirela punon vetëm ditën e diel, kur njerëzit presin në radhë, për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe halleve të tyre. Kemi biseduar me disa banorë të zonës dhe klientë të rregullt të fallxhores, të cilët thonë, se Mirela është nga Hotolishti i Përrenjasit dhe ka disa kohë, që ushtron aktivitetin në këtë zonë. Brenda një kontenieri të përshtatur, ajo pret e përcjell deri në 80-të veta në ditë. Ka qytetarë, që shkojnë që të premten, për të shënuar emrin në listë, madje edhe në orët e vona të natës. Me këtë fluks pune, Mirela bën një xhiro të konsiderueshme parash, deri në 800 mijë apo 1 milionë lekë në ditë.Pasi e kuptuam, sesi funksionon, i inflitruari ynë u drejtua te Mirela, duke i kërkuar të t’i bëjë një “mbarësi”, pasi duhet të ikte jashtë shtetit.Mirela e ftoi të dielën e ardhshme, duke i kërkuar të vishej me të zeza. Në datën e caktuar, Mirela i tha, se ishte i bllokuar, por i hapi një “mbarësi” me afat 3 mujor për punë të pista.Por Mirela tha, se pas 99 ditësh, “mbarësisë” së saj i mbaron afati dhe aty fillojnë sikletet.

Varka e punuar nga Aleksandër Zhulati, që vuan dënimin në burgun e Drenovës, do të shkojë te Gëzim Salillari dhe Ago Gjolaj. Dy biznesmenët e blenë atë në ankandin e “Stop”, për 2 mijë euro, ndërsa paratë do të shkojnë për operacionin e Leos së vogël, që ka lindur me një këmbë jofunksionale.Sot është 5 maji, dita e dëshmorëve. Ne kemi pyetur qytetarët për simbolikën e kësaj dite, por mungesa e njohurive është më e pakta në përgjigjet e tyre. Shumë nga të intervistuarit kanë bërë humor e batuta me pyetjet tona.

Rreth një muaj më parë trajtuam një ngjarje të rëndë, të ndodhur në 27 korrik 2021 në Maternitetin “Koco Gliozheni”në Tiranë.Një vajzë e sapolindur humbi jetën pas dy ditësh, pasi gjinekologët përdorën pajisjen e quajtur Forceps, për ta tërhequr bebin.Foshnja u dëmtua në kokë, e pas dy ditësh nuk ia doli.Adelina Zeqiri, nëna e foshnjes, tha, se gjatë shtatzanisë, ishte ndjekur nga doktoresha Aida Hoxha dhe ecuria e saj dhe e fëmijës, ka qenë pa probleme.Meqë bebi ishte mbipeshë, Adelina me mjeken kishin vendosur, që lindja të bëhej me operacion. Por të resë i nisën dhimbjet më shpejt, ndaj shkoi në maternitet. Mjekja e saj nuk ishte në turn dhe e delegoi Adelinën te kolegu i saj Ervis Vata. Atë ditë e reja u la pa asnjë ndërhyrje nga stafi mjeksor. Të nesërmen, kur erdhi doktoresha, që kishte ndjekur Adelinën, kjo e fundit ishte shumë e lodhur nga dhimbjet për të lindur vetë, apo për të përballuar operacionin.Në këtë pikë, doktoresha Aida Hoxha, i bëri narkozë dhe e nxorri bebin përmes Forcep-sit, një pajisje metalike si lugë.Pasi foshnja humbi jetën, cështja u referua në Komisariatin numër 1, pasi familjarët akuzuan stafin e Maternitetit, për humbjen e fëmijës.OPGJ Sokol Collaku kërkoi menjëherë kryerjen e autopsisë së foshnjes nga Instituti i Mjeksisë Ligjore.Materialet iu kaluan prokurorisë dhe cështja iu caktua prokurores Mirela Mërtiri, e cila u hoq nga rradhët e drejtësisë nga vettingu.Prej gati 8 muajsh kjo cështje i kaloi prokurorit Bledar Valikaj. Ne iu drejtuam Institutit të Mjeksisë Ligjore, për të kuptuar, se pse raporti u vonua për 4 vjet. Pas transmetimit tonë, në prill 2025, më në fund Mjeksia Ligjore e coi ekspertizën në Prokurori, ku provohet përgjegjësia e mjekëve për vdekjen e foshnjes dy-ditëshe.

Të Fundit