Në kuadër të “Giro d’Italia 2025″, Bashkia e Durrësit ka bërë publike hartën me akset në të cilat kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe parkimi i tyre.
GIRO D’ITALIA vjen për herë të parë në Shqipëri dhe nga data 9 deri më 11 Maj, Durrësi, Tirana dhe Vlora do të mirëpresin 180 çiklistë profesionistë nga e gjithë bota, në një spektakël sportiv që vendos vendin tonë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Etapa e parë e garës historike do të nisë nga Durrësi më 9 maj dhe për këtë arsye do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:
Datë 08.05.2025, ora 07:00 – 09.05.2025, ora 14:00
* Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
* Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
* Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
* Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
Datë 08.05.2025, ora 07:00 – 09.05.2025, ora 18:00
Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”)
Datë: 09.05.2025, ora 05:00 – 14:00
* Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
* Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
* Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit – Rruga “Pavarësia” (nga ura e Dajlanit deri te kanali i Kavalishencës)
Në njoftim sqarohet se do të përjashtohen nga rregullorja mjetet e policisë, urgjencës, zjarrfikësve, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Ndërmarrjes Komunale Plazh dhe Ndërmarrjes Rruga, të cilave do t’u lejohet qarkullimi normalisht.
Bashkia e Durrësit nënvizon se në rast të mosrespektimit të këtyre ndalesave, Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të ndërhyjë për largimin e automjeteve të parkuara në kundërshtim me urdhrin, nëpërmjet shërbimit të karotrecit, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.