Që në lindje, vogëlushi Leo ka jetuar me një këmbë, që nuk funksionon. Ka tentuar të ecë, është rrëzuar e nuk ia ka dalë. Leo i vogël nuk mund të luajë, nuk mund të vrapojë, nuk mund të jetojë si një fëmijë i zakonshëm.Për të realizuar këtë ëndërr, Leo ka nevojë për dy operacione të ndërlikuara dhe një terapi të gjatë me një kosto 35 000 euro, që familja e tij nuk mund ta përballojë.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel, për të ndihmuar Leon dhe kanë hapur një llogari gofound për t’i dhënë atij një jetë normale.
