“Fëmijë me thika dhe drogë” – Banda e miturve që ka futur Sarandën në panik, denoncimi

Para disa ditësh transmetuam një ngjarje të rëndë në qytetin e Sarandës. Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar u godit tre herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, Kejsi Cora dhe Alisian Baba, pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjecari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 mars, ata kishin goditur të riun me sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika. Prindërit e viktimës akuzuan autoritetet për mosmarrje masash, duke theksuar se Alisian Baba nuk është proceduar, ndërsa Kejsi Cora u la i lirë me detyrim paraqitje. Prokurorja Esmeralda Basho, bëri “të intimiduarën” kur u pyet, për masat.Por skandaloz është fakti, se grupi i adoleshentëve dhunuar, e ka kryer këtë akt në mënyrë të përsëritur.Në 3 mars 2025 Rolandi Demçe dhunohet nga ky grup adoleshentësh bashkë me djalin e tij 13 vjec me probleme në zemër dhe babain 71 vjec. Dhuna ka ndodhur në prani të policisë Sarandë, që ishte thirrur nga Rolandi për ndihmë. Në aktet e agresionit është përfshirë edhe një 33 vjecar, Olsi Veliu.Adoleshentët e dhunshëm sërish nuk janë ndaluar nga policia.Rasti është denoncuar dhe ka shkuar në Prokurori, por asnjë masë nuk është marrë. Rolandi nuk është thirrur asnjëherë, edhe pse ka bërë kërkesë me shkrim në Prokurorinë e Sarandës.

Të Fundit