Policia e Krujës ka arrestuar një 68-vjeçar në fshatin Bubq, pasi gjatë kontrollit të kryer në subjektin e tij, janë gjetur dy armë.
Njëra nga armët ishte një pushkë, ndërsa arma tjetër ishte jofunksionale dhe mbahej si relike nga Lufta e Dytë Botërore.
I arrestuari u identifikua si Naim Kallaku ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të dyja armët.
Njoftimi i policisë
“Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi Naim Kallaku, 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K. u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.