Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në Cërrik. Një nga çështjet të cilai ai diskutoi ishin dhe pensionet, duke theksuar një ndryshim në shifër përgjatë vitit 2030.
“Duam që në Shqipërinë 2030, të synojmë pensionin minimal 200 euro për të gjithë. Ju këtu dhe të gjithë ata që janë pranë pensionit, keni një kapacitet financiar që nuk e kanë pensionistët e qytetit.
Më tej, Rama ka folur dhe mbi investimet për fermerët dhe blegtorët, teksa ndan mendimin se janë shtuar.
Kryeministri u ndal te regjistrimi i tokave teksa tha se po bëhet regjistrimi dixhital, dhe pritet të përfundojë deri në 2028.
“E para sa i përket regjistrimit, është e vërtetë që ka marrë kohë, por duhet të keni parasysh se nuk është punë e lehtë, për më tepër duke u nisur nga rrëmuja totale që ne kemi gjetur në Kadastrën e shtetit. Tani ka filluar puna përsë mbari. Po bëhet regjistrimi i invertarizimit dixhital, i kompjuterizuar i tokës, me mbështetjen e BE. Pjesë e angazhimeve tona në procesin e anëtarësimit, parashikohet të përmbyllet si proces deri në 2028. Ndërkohë janë dy komponentë që dua të ndaj me ju.
Kur ne kemi bërë hap të rëndësishëm për pronësinë, duke iu dhënë mundësi atyre që kanë pronën faktike por nuk e zotërojnë juridikisht se s’kanë dokumentet, do t’u japim mundësi të gjithë atyre që duan të investojnë në këto toka, që me një dëshmi të këshillit bashkiak, të hyjnë në një marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro, të bëjnë investimin e tyre dhe ta regjistrojnë si tokën e tyre. Ky është proces për të kapërcyer llojet e pengesave burokratike dhe ligjore. Të njëjtin koncept duam ta shtrijmë te toka e punuar.”, u shpreh kryeministri Edi Rama.