Në redaksinë tonë është ankuar një qytetar nga Durrësi, i cili kishte hapur një dyqan me produkte mishi dhe bulmeti. Së fundi një kuzhinier, i quajtur Mandi, rreth 50 vjec, i kërkoi Lulzimit 1.3 milionë lekë produkte mishi, me premtimin, që shumë shpejt do t’i jepte paratë.Pas 10 ditësh Mandi kërkon sërish produkte në vlerën 1.2 milionë lekë, duke e cuar borxhin 2 milionë e gjysmë lekë. Nga tetori 2024 e deri tani, tregtari nuk është paguar.Sa herë që e kontakton borxhliun, Mandi i premton t’ia kthejë paratë brenda pak ditësh. Por ai gjithmonë shtyn afatet.Vetë qytetari i telefonon Mandit në ditën, që duhet të merrte paratë, por Mandi gjeti sërish një justifikim duke e shtyrë kthimin e detyrimit për të disatën herë.
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.Ne kemi pyetur qytetarët, sesi e shohin rezultatin e këtyre zgjedhjeve, kush do të jetë forca politike fituese dhe me sa deputetë. Për fituesit, kemi përgatitur edhe dhurata, menjëherë pasi të mësohet rezultati i procesit elektoral.
Romi Kreka nga fshati Qatromë i Korcës, tregon, se si cdo vit aplikoi për rimbursimin e naftës në emër të vjehrrës, duke qenë se ka shumë toka. Për këtë e ndihmuan punonjësit e komunës, që të bënte aplikimin online dhe mori fletën ku thuhet, se aplikimi u dërgua me sukses. Romi thotë, se priti për të marrë paratë në bankë, por ato nuk kaluan kurrë. Shkoi të interesohej në zyrën e bujqësisë në Korcë, ku i thanë, se nuk rezultonte asnjë aplikim në sistem. Romi tregon, se vjehrra është pensioniste dhe e vetme, ndaj e kishte të domosdoshmë të merrte subvencionin e naftës. Ai kërkon një mundësi të dytë për aplikimin, por Vullnet Gjolla, drejtor i Agjensisë rajonale të Ekstensionit dhe bujqësisë në Korcë, i thotë, se nuk ka asnjë mundësi për këtë.Vetëm në vitin 2024 janë penalizuar për shkak të një gabimi në aplikim, ose mungesë dokumentacioni, rreth 220 fermerë.Në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe drejtorisë së Azhbr, shpjegojnë, se qytetari nuk ka bërë aplikimin deri në fund dhe aplikimi quhet i papërfunduar.