Në fillim të javës transmetuam një ngjarje të rëndë në qytetin e Sarandës. Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar u godit tre herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, Kejsi Cora dhe Alisian Baba, pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjecari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 mars, ata kishin goditur të riun më sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika. Prindërit e viktimës akuzojnë autoritetet për mosmarrje masash, duke theksuar se Alisian Baba nuk është proceduar, ndërsa Kejsi Cora u la i lirë me detyrim paraqitje. Për këtë rast ne pyetëm prokuroren Esmeralda Basho, e cila bëri “të intimiduarën” nga pyetjet me kamera e mikrofon. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxitoi të merrte në mbrojtje një punonjëse të rradhëve të veta, më parë se të shqyrtonte rrethanat e një ngjarjeje, që për pak, sa nuk rezultoi fatale për jetën e një të riu. KLP lëshoi një deklaratë për mediat, ku nuk miratohet informacioni jozyrtar, duke e quajtur jozyrtar përballjen e vetë gazetarit me prokuroren.Disa nga njerëzit e drejtësisë, ish krerët e KLP, Alfred Balla, Tartar Bazaj, por edhe Gentian Trenova, Eugen Beci dhe Arben Llangozi, dënojnë deklaratën e KLP-së, duke argumentuar, se gazetari ishte në të drejtën e vet.Edhe përfaqësuesit e shoqatave të mediave, Armand Shkullaku dhe Aleksandër Cipa thonë, se roli i medias, është kontrolli ndaj pushteteve të tjera, dhe informimi i publikut prevalon ndaj cdo argumenti tjetër.
Një video plot humor, tregon, sesi komunikojnë shqiptarët në makinë. Një këngë e dialektit shkodran, ilustron, se shqiptarët pyësin që nga shëndeti i familjarëve e deri te të rejat nga komshinjtë.
Në muajin mars transmetuam problemin e 22 shoferëve të urgjencës në Spitalin e Durrësit, që thanë, se nga gushti 2024, atyre u është ulur paga me 16 mijë lekë të reja. Punonjësit treguan, se punojnë 12 orë dhe paguhen për 8. Po kështu ditët e festave, apo të shtunat e të dielat, nuk u paguhen. Ata iu ishin drejtuar me shkresa Drejtorisë së Spitalit, por nuk kanë marrë zgjidhje. E njejta situatë ka ndodhur edhe me 15 shoferët e urgjencës para spitalore në QSUT, të cilët janë të gatshëm në raste zjarri, aksidenti, mbytjeje, tërmeti etj. Nga korriku i 2024-ës, paga e tyre pati ulje 160 mijë lekë.Për këtë rast pyetëm drejtorin ekonomik të QSUT-së, Afrim Ozuni, i cili tha, se problemi njihet dhe po diksutohet për një zgjidhje. Ozuni ballafaqohet me 15 shoferët e urgjencës paraspitalore, duke u premtuar, që në 10 prill, të kenë një përgjigje pozitive.Pas trasmetimit të djeshëm të denoncimit, siç na u premtua, sot u zgjidh problemi i shoferëve të ambulancës.