Tragjedia në Kosovë! Adoleshentët u konfliktuan për një vajzë, 19-vjeçari vrau me armë bashkëmoshatarin

Një 19-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Vushtri të Kosovës, pas një sulmi me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Ardit Zymeri, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar nga autoritetet.

Në kuadër të hetimeve, grupi hetimor ka kryer një kontroll në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur si prova materiale tre gëzhoja të sekuestruara. Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës së autorit është gjetur dhe sekuestruar një armë e pajisur me pesë fishekë.

Hetimet po vijojnë dhe pista kryesore e ngjarjes dyshohet të jetë xhelozia. Mendohet se dy të rinjtë janë konfliktuar për një vajzë, një grindje që është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve dhe ka përfunduar me tragjedi.

Të Fundit