“1 mld € për reformat në Shqipëri”, Marta Kos: E meritoni të jeni në BE

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos e cila mbajti këtë të enjte një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp se Shqipëria ka ecur shumë mirë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Ajo tha se objektivat që Shqipëria të jetë shtet anëtar në BE në 2027 janë realiste dhe jo vetëm ambicioze.

“Erdha këtu për t’ju treguar mbështetjen time të plotë për objektivat tuaj kaq ambiciozë dhe më kanë thënë që janë objektiva realistë jo thjesht ambiciozë. Ne po ecim në rrugën e duhur, jemi në udhën e duhur, në udhë të mbarë. Pra me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE.

Ju e meritoni sepse me ju brenda Bashkimit Europian, Europa nuk do të jetë thjesht më e madhe, por edhe e fortë. Shpresoj që sot do të kemi ratifikimin në parlament të dy marrëveshjeve që ne t’i japim Shqipërisë shifrën 1 miliard Euro, një pjesë në hua, një pjesë tjetër në grante në mënyrë që të kryhen reformat e domosdoshme në Shqipëri, por edhe të bëheni gati për të qenë pjesë e BE”, u shpreh Kos.

Të Fundit