Deputeti i PD-së futet në listën e kandidatëve të “Nisma Shqipëria Behet”

Një zhvillim i rëndësishëm është raportuar mbrëmjen e së mërkurës, 20 minuta para përfundimit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas burimeve për media, deputeti aktual i PD-së, Dashnor Sula, është regjistruar në listën e hapur të kandidatëve për deputet me koalicionin “Nisma Shqipëria Behet” një bashkim i “Nismës Thurje” dhe “Partisë Shqipëria Behet”, të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt.

Sula do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.

Të Fundit