Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë nga komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën “Sy mSy”, duke theksuar se nuk është i fokusuar në kënaqësitë personale dhe konsumin, por në punën e tij dhe angazhimin për të bërë ndryshime. Ai ka përmendur se, edhe pse mund të shijojë një ushqim të mirë kur ka mundësinë, ai është i gatshëm të kalojë periudha të gjata pa ngrënë. Rama gjithashtu ka theksuar se është i angazhuar në punë dhe ka sakrifikuar kohën me familjen për t’u përkushtuar detyrave të tij si kryeministër. Ai e ka cilësuar si një organizim pozitiv të jetës së tij të përditshme të mundësinë për të kaluar deri në 48 orë vetëm me ujë, duke theksuar se kjo është një pjesë e normalitetit të tij.
Rama: Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen. Është sakrificë e madhe për familjen, për fëmijët tanë, por është kështu. Të gjithë pjesën e kënaqësive të imagjinuara ose propaganduara si ha e pi, kush më njeh e di shumë mirë që s’kam lidhje fare me këto. Patjetër që më shijon një ushqim i mirë kur është mundësia, por mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë. E bëj për arsye të favoreve që ka organizimi me këtë gjë. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë pozitive për organizimin. Është gjëja më normale për mua që përgjithësisht të ha një vakt në darkë dhe në darkë në shtëpi rregullisht. Në drekë tek ajo tavolina aty mbrapa nëse ha drekë”