Rama: Zoti i shpëtoi jetën Presidentit të SHBA për të zgjuar Europën

Për herë të parë, fituesit e çmimit të madh Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalitete me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.

Në konferencën e zhvilluar me këtë rast kryeministri Edi Rama foli edhe për zhvillimet e fundit në Evropë pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Historia ka pasur momente ku SHBA dhe Europa kanë pasur përplasjet e tyre, momentet e tyre të konfliktit politikisht e kam fjalën, në Amerikë ka pasur nga ata që kanë menduar që Amerika duhet të tërhiqet nga Europa dhe anasjelltas por ka qenë një gjë që në fund ka mbizotëruar; Amerika pa Europën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është gadishull.

Për mua, së pari jam në një pozitë shumë të rehatshme sepse nuk jam gjerman, nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do dëmtohet, por nëse Mertz e ka gabim, nëse udhëheqësit e Evropës do ta kenë gabim të gjithë dëmtohet. Mesa kuptoj unë bëhet fjalë për një pamjet 360 gradë të situatës, nuk lidhet thjesht vetëm me forcimin ushtarak, kush është më i fortë ushtarakisht. Ne nuk po kërkojmë të krijojmë një ushtri të madhe barbarësh, por diçka krejt ndryshe e ta shohim gjithçka në tërësi. Është me rëndësi të forcohemi ushtarakisht, por diplomacia dhe çelja e korridoreve të reja të dialogut janë të rëndësishme… Kam një pyetje që më tmerron. Europa ka më pak miq sot se sa më përpara agresionit rus. Pse ka ndodhur kjo? Europa bëri padiskutim gjënë e duhur që u ngrit në krah të Ukrainës. Por pse ka më pak miq sot? Dhe nuk po flasim për Rusinë. Ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën dhe për t’i dhënë mundësinë të kuptojë se bota nuk është njësoj, sepse nuk është njësoj”, tha Rama.

Të Fundit