Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka shprehur nderimin për të gjithë burrat dhe gratë që sakrifikuan lirinë për pavarësinë.
Bajram Begaj: Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë!
Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.
Një sërë organizimesh – nga mbledhja festive e Qeverisë së vendit deri te parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës – priten gjatë ditës, për nder të këtij përvjetori.
Kosova është e sapodalë nga një proces zgjedhor dhe është në pritje të formimit të institucioneve të reja.
Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme