“Jam sëmurë, më lironi” Betohen ekspertët, do përcaktojnë gjendjen e Pajtime Fetahut

Dy ekspertë mjekoligjorë, të cilët u kërkuan nga Gjykata e Posaçme për të kryer ekspertimin mjekësor të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, u paraqitën këtë të hënë në seancë.

Ata morën detyrat nga togat e zeza dhe bënë betimin në lidhje me aktin që do të kryejnë në ambientet e paraburgimit në Pogradec për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-gjyqtares.

Mbrojtja ligjore e Fetahut ka pretenduar se ajo ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por ky pretendim do të përcaktohet nga ekspertët.

Javën e ardhshme, kur do mbahet seanca e radhës, pritet që dy ekspertët të sjellin konkluzionin e raportit të ekspertimit.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhri arresti që u lëshua nga SPAK mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij.

Të Fundit