Një 48-vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Viktima është konstatuar pa shenja jete brenda një automjeti ditën e sotme rreth orës 07:40 në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës.
Raportohet se ka dyshime për një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë. Para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i Policisë: Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.