Foshnja 5-ditëshe humb jetën pas vaksinës në maternitet, prindërit mes lotësh kërkojnë drejtësi

Neritan Halilaj nga Vlora, tregon se në muajin tetor, bashkëshortja lindi një djalë. Lindja shkoi shumë mirë, por mjekja po i bënte mjekim, për shkak se të sapolindurit i kishin dalë ca pucrra në fytyrë dhe trup. Ditën e pestë, kur do dilte nga spitali, foshnjes i bënë edhe vaksinën.Ishte kjo koha, kur djali ndërroi jetë.Neritani ka kërkuar, të dijë arsyen, pse ndërroi jetë, por nuk ka një përgjigje dhe rezultati i autopsisë nuk po del.Mjekja gjinekologe thotë, se gjatë lindjes, cdo gjë shkoi mirë.Sa për vaksinat, ajo thotë, se u bëhen të gjithë fëmijëve të sapolindur.Neritani kontaktoi edhe mjeken neonate për ta pyetur për diagnozën, por edhe këtë herë nuk mori asnjë përgjigje.Ne u interesuam pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku na u tha, se dosja u mor në dorë në datën 9 janar dhe do të dalë rezultati për një javë.

Të Fundit