Dhuna në oborrin mbretëror – Princ Leka dënohet me 16 muaj shërbim prove, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Gjykata e Tiranës dënoi sot Princ Leka Zogun me 1 vit burg lidhur me dhunën në pallatin mbretëror, ngjarje e ndodhur në mars 2024.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Të tre personat të cilët u morën si të pandehur për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Të Fundit