GJKKO ka njoftuar përmes shortit se gjyqtarja Etleva Deda është caktuar për të shqyrtuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut.
Konfirmohet se janë pushuar hetimet ndaj tij dhe këtë vendim prokurorja Manjola Kajana ia ka dorëzuar gjykatës për ta shqyrtuar.
Gjykata në orët e pasdites njoftoi që ka hedhur shortin dhe ka caktuar Etleva Dedës si gjyqtaren që do të vlerësojë nëse është apo jo vendim i duhur.
Pjerin Ndreu është pyetur për rikonstruksionin e një rruge në qytetin e Lezhës ( trotuar” ) dhe me sa kuptohet SPAK nuk gjeti nuk gjeti elementë të veprës penale.