Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme diskutoi kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për familjarët.
Drejtori i Tarifave në OSHEE, Romir Pajenga tha se çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH do të jetë 8.5 lekë.
Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH, çmimi do të mbetet i pandryshuar, 9.5 lekë.
Në një konferencë për mediet, kreu i qeverisë Edi Rama e ka cilësuar një arritje domethënëse uljen e çmimit të energjisë, për herë të parë në 35 vite.
Rama: Arritja më domethënëse, ulja e parë në historinë e këtyre 35 viteve e energjisë elektrike. Ky është një fakt që na mbush me krenari, po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngitjen në këtë pikë. Kjo është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar me ekspertizën e brendshme dhe me ekspertë ndërkombëtarë, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik për sovranitetin e plotë energjitik.
Shqipëria sot është e para në rajon për vetëprodhimin e energjisë polare. Sot Shqipëria prodhon 196 mega vat energji elektrike nga subjektet private, familjare apo biznese. Në vendin e dytë është Serbia e ¼ e prodhimit të Shqipërisë. Pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë bashkë në një grup. Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë ishte zero.