Qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet.
Martini u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Sot është protesta e katërt që mbahet për vrasjen e Martinit. Prindër dhe qytetarë kërkojnë më shumë siguri në shkolla.Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit. Prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore.
Martin Cani u vra më 18 nëntor, në mes të ditës më thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.
Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin.
Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes mbërritën mëngjesin enë spitalin privat në kryeqytet, ku i mituri Mario Perlleshaj, i dyshuar si autor i krimit, merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, më 18 nëntor.
I mituri akuzohet si i dyshuar për kryerjen veprës penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.
Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.