Berisha: Rikthimi im i tretë, më i suksesshmi në histori

Kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar sërish deputetëve të mazhorancës. Ai u shpreh se rikthimi më i suksesshëm i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë. Ai u shpreh se socialistët janë të pashpresë ndërsa demokratët janë shpresa e madhe e shqiptarëve.

“Ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë dhe në këtë aspekt jeni të pashpresë. Ju të pashpresë shqiptarët me shpresë të madhe. Ne jemi shpresa e madhe e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se Sali Berisha kthehet në parlament pas 11 muajsh pasi ishte në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”. Rikthimi i tij përkon me diskutimet për buxhetin.

Të Fundit