“E kam mbajtur me lekë dhe bukë”, dëshmon 27-vjeçari që vrau Alfred Dedjan: Më ofendonte

Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq ka pohuar para grupit hetimor se krimin e kreu pasi ndihej i ofenduar nga 50 vjeçari. Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin.

Takimin e fundit, 27-vjeçari ka thënë se e kishin pasur 10 ditë më parë.

Edhe aty ka treguar Gjoshi ishin sharë me njëri-tjetrin.

“Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te Golden, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve”, ka treguar 27 vjeçari Julian Gjoshi.

Nga ana tjetër policia këtë të martë do të nisë kontrollet në zonë për të gjetur pistoletën. Ndërsa autori Gjoshi pasi kreu vrasjen kishte qëndruar në fshatin Shkallnur të Kavajës, në një hotel.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 dhjetor 2024 në një lokal në Ndroq. Ditën e djeshme, 2 dhjetor Gjoshi u vetëdorëzua në Polici.

Të Fundit