STOP-EMISIONI 66(Sezoni 10) 2 Dhjetor 2024-Skandal, tezja dhunon mbesen e mitur, nga sherri i prones me te motren.

Jemi në Sarandë, ku në muajin 2023 një e mitur 13 vjecare u dhunua nga tezja e saj, pas një konflikti pronësie mes kësaj të fundit dhe të motrës, nënës së vajzës.Për shkak të moshës së vogël dhe bullizimit, që mund t’i bëhet, në vend të 13 vjecares, ka folur mamaja e saj, e cila na tregon për konfliktin, që ka me motrën dhe si ndodhi dhuna ndaj së bijës.Sipas informacioneve të para të policisë, tezja dhunuese është shoqëruar atë ditë për agresionin ndaj mbesës së mitur. Por zyrtarisht në Policinë e Sarandës, tezja rezulton kallzuese, sikur ajo është e dhunuar nga motra dhe mbesa e saj.Denoncimi i minorenes është marrë në darkë vonë, me justifikimin, se nuk punonin kompjuterat.Pasi cështja u ndryshua në polici, ajo kaloi në prokurori, ku sipas dëshmive, OPGJ Jonida Zhupa, është parë e afërt dhe e ulur në kafe me tezen e akuzuar, në kohën, kur po merreshin deklarimet e ngjarjes, ditë më vonë.Pas marrjes në pyetje, 13 vjecarja është shtruar në spitalin e Sarandës, ku ka qëndruar një ditë e shtruar dhe cdo dëmtim është pasqyruar në kartelën e saj mjeksore dhe më pas në akt-ekspertim.Por OPGJ dhe prokurorja Esmeralda Basho nuk e kanë shoqëruar me foto të dhunës dosjen e ngjarjes.Ish-Drejtori Policisë Shkencore Vladimir Ikonomi shpjegon, se cdo akt ekspertimi i cdo lloj natyre, duhet të jetë i shoqëruar me foto.Për këtë skandal kemi pyetur edhe prokuroren, por ajo nuk shprehet, duke urdhëruar rojen e prokurorisë të demonstrojë forcën ndaj grupit të xhirimit të “Stop”.

Një ndër rastet më të bujshme, të bëra mediatike ditët e fundit, komunikimi i ngrohtë i gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu me grupet kriminale, vijon të prodhojë seri të tjera. Këtë herë është bashkia e Elbasanit, që ka lëshuar një “fletë lavdërimi” për Pajtime Fetahun, duke kërkuar, që ajo të mos qëndrojë në qeli. Nga ana tjetër vetë gjyqtarja, po bën cdo gjë, që të dalë nga burgu, duke pretenduar, se është sëmurë nga gjendra e lotit, e nuk ndalon dot së lotuari.

Pak ditë më parë transmetuam denoncimin e qytetares nga Korca Valentina Alushi, e cila pagoi për 6 implante, por dy prej tyre i ranë brenda ditës. Dentisti David Todri ia vuri sërish njërin, por sërish nuk mbajti. Zonja tha, se ka paguar 1800 euro dhe ka vetëm 3 implante në gojë.Më pas Todri i vuri zonjës një si urë-protezë, që kushton 100 mijë lekë të vjetra, por ia shiti 1 mijë e 200 euro. Me këtë protezë Valentina, as hante, as pinte, madje dhe as nuk fliste qartë.Në total, ajo pagoi 3 mijë euro dhe nuk ka dhëmbë në gojë. Dentisti David Todri, i la zonjës datë, për t’i kthyer paratë, por në datën e caktuar, jo vetëm nuk ktheu shumë e premtuar, por edhe ofendoi me fjalë banale gazetaren.Tek Urdhri i stomatologut, na shpjeguan, se Todri ishte me heqje license, për 1 vit, ndërsa tani do t’i hiqet edhe për tre vjet. Në këtë rast Todri nuk duhet të ishte fare në klinikë. Pas transmetimit të rastit të zonjës, klinika “Sorriso a Tirana” mori përsipër të zgjidhë problemin e saj.Administratorja Lynda Isgro u shpreh, se Valentinën do ta trajtojë si nënën e saj dhe do t’i vendosë implantet bashkë me urën.

Të Fundit