“Dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera”, Rama në Londër: Janë nxitur nga ata në Tiranë

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama në Londër me shqiptarë të cilët jetojnë në Britani.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe në lidhje me protestën e mbajtur para nisjes së takimit.

“Mbase nuk më takon mua por duke qenë se u bëra unë shkak që të vini sot këtu në një ditë pushimi dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera që të nxitur nga të verbërit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë edhe e bërtisnin aty përballë.

Megjithatë me keqardhje por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe”, tha Rama.

Të Fundit