Botërori i Skive, përfaqësuesja e Shqipërisë renditet në vendin e dytë

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Botërorin e Skive, Lara Colturi ka arritur të renditet e dyta pas numrit 1 të botës, Mikaela Schifrin.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka ndarë një foto me Colturi ku shkruan se kjo është hera e parë që flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish.

Postimi i Veliajt:

Super lajm!

Skiatorja e KS Tirana , Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive.

Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish!

Të Fundit