Ky është autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshtarit të tij të hënën pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar këtë foto të tij, të cilën ai e ka postuar pas vrasjes në aplikacionin Snapchat.
14-vjeçari pozon si për të demonstruar forcën, duke mbajtur një grusht lart. Ndërkohë po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë. Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim. Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.
Policia njoftoi se atij iu vunë pranga për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Aktualisht, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar.