Ekzekutimi i 28-vjeçarit në Tiranë/ I riu u mbajt nën vëzhgim nga autorët, mori plumba në kokë dhe gjoks

Të tjera detaje të reja nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë qenë dy persona.

Ata e kanë ndjekur të riun dhe e kanë ekzekutuar në momentin që doli nga lokali për t’u futur në makinë. 27-vjeçari mori plumba në kokë dhe gjoks.

Ndërkohë, mjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët është gjetur i djegur në zonën e Farkës.

Ky mjet dyshohet se është vjedhur dhe më pas përdorur nga autorët për ekzekutimin e djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Të Fundit