E pushuan nga puna se nuk bëri vaksinën kundër Covid, ish-punonjësja dëmshpërblehet me 12 MILION dollarë!

Lisa Domski, ish-një specialiste e IT-së për mburojën “Blue Cross” të Michiganit, është shpërblyer së fundmi me 13 milionë dollarë pasi fitoi gjyqin ndaj kompanisë ku punonte më herët.

Ajo u pushua nga puna në vitin 2022 pas 40 vitesh besnikëri për kompaninë vetëm sepse nuk pranoi që të bënte vaksinën anti-covid për shkak të bindjeve të saj fetare të krishtera dhe dyshimeve që kishte se vaksina përmbante qeliza fatale të marra nga abortet.

Kompania e zbatoi politikën e detyrueshme në vitin 2021 dhe pasi Dmski nuk pranoi të vaksinohej, ajo u pushua nga puna më 5 janar së bashku me 250 punonjës të tjerë.

Mirëpo specialistja e IT-së nuk e la me kaq dhe vendosi që të padiste në gjykatë kompaninë ku kishte punuar për diskriminim fetar.

Kjo padi rezultoi të ishte “llotaria” e saj pasi i siguroi dëshmpërblimin prej 12 milionë eurosh./DailyMail

Të Fundit