Zhduket 15-vjeçari në Shkodër, babai apel për ndihmë: Më lajmëroni nëse e shikoni

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 15-vjeçari nga Postriba e Shkodrës, i cili prej dy ditësh ka humbur kontaktet me familjen.

 

 

 

Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se i biri 15 vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur.

Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës. Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15-vjeçari dhe se përse është larguar. Sipas babait, djali i tij dyshon se është larguar për shkak se ditët e fundit i ka bërtitur që të mos bëjë sjellje të keqe, gjë të cilën ia ka shprehur vetëm shokëve dhe jo familjes.

“Djali më ka humbur dje. Ai u nis për shkollë, por nuk erdhi më. Kur kam shkuar në shtëpi më ka thënë nusja që nuk ka ardhur akoma. Kam shkuar nga ora 16:30 e kam denoncuar”,-tha Agim Bibaj.

Bibaj thotë se nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij por vetëm e ka këshilluar si çdo prind që te ketë një sjellje të mirë në shoqëri gjë për të cilën dyshon se i biri është irrituar duke vendosur të largohet nga banesa….

“U ka thënë shokëve kam frik se më rreh baba. Nuk kam ushtruar dhunë fizike, por i kam bërtitur se ka bërë ca sherre”,-tha ai.

Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë. Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e kërkojnë nëna, vëllezërit dhe motra….

“Dua që djali të më kthehet te shtëpia. Kush mund ta shikoj i bëj thirrje të më lajmëroj. Djalit i bëj thirrje të kthehet te nëna, te baba, ka dy vëllezër edhe motrën që e kërkojnë”,-tha Bibaj.

Pas këtij denoncimi forcat e policisë të Shkodrës por edhe familja e 15-vjeçarit në Postribë janë vënë në kërkim të tij.

Të Fundit