Silard Allushaj tregon, se në vitin 2019 kryen dy vepra penale në Vlorë, drejtim automjeti në mënyrë të parregullt dhe vjedhje dhe masa, që u mor, ishte shërbim prove. Qytetari e theu këtë masë dhe më pas kapet dhe hetohet në gjëndje të lirë. Në Durrës kryen një tjetër vepër penale “Grabitje me dhunë” dhe dënohet 6 vite, nga të cilat kryen 4 vite e 5 muaj. Më pas lirohet nga amnistia. Për dy veprat e para, gjykohet gjatë kohës, që po vuante dënimin, në vitin 2021 dhe Gjykata e Vlorës vendos ta dënojë dy muaj dhe 4 muaj për dy veprat. Silardit thotë, se pasi lirohet nga burgu, shkon në komisariatin e Vlorës, ku con vendimin e lirimit.Silard Allushaj tregon, se 6 muaj pasi lirohet, arrestohet për dy veprat e para dhe i thuhet, se kishte 3 vite e gjysmë në kërkim, ndërkohë që ai ishte në burg. E cojnë në Kosovë të Lushnjes, ku qëndron 14 ditë. E liron gjykata, por tani Silardi ka frikë, se prokurorja mund të bëjë ankimim, pasi në gjykatë ishte shprehur, se Silardi i ishte shmangur drejtësisë. Ndërkohë ai ishte në burg.Silardi shprehet, se nuk kërkon dot as dëmshpërblim, vetëm të qartësohet pozicioni i tij.Në Komisariatin e Vlorës, pasi është liruar, Silardi vazhdon në jetë në kërkim. Pasi ne u intersuam, Silard Allushajt i thonë, se do ta heqin nga kërkimi. Avokati Arben LLangozi tregon shkeljet e policisë në këtë rast dhe shkeljet e prokurorisë, pasi sipas tij, nuk ka pasur një kontroll dhe koordinim në këtë rast, duke penalizuar qytetarin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]