Policia e Krujës bën me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në afërsi të një bankomati.
Ngjarja ka ndodhur pranë kalasë së qytetit, ndërkohë që si pasojë e shpërthimit raportohen vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:45 dhe personat dyshohet të jenë larguar me motor nga rruga dytësore poshtë kalasë.
Në ikje grabitësit kanë hedhur nëpër rrugë disa kunja artizanale që shpojnë gomat e mjeteve. Kjo në mënyrë për të bllokuar një ndërhyrje të shpejtë të policisë, shkruan Shqiptarja.com.
“Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.