STOP-EMISIONI 47(Sezoni 10) 5 Nentor 2024-Rrezikon humbjen e vajzes, gruas se divorcuar, i kerkojne kredine dy here.

Ankesa e rrëdhës ka të bëjë me një kredi, të cilën denoncuesja thotë, se e ka shlyer, por ia kërkojnë ta paguajë sërish. Në vitin 2019, Edra Koroveshi ka marrë një kredi 40 mijë lekë të reja, dhe për shkak të mosshlyerjes në kohë, kjo kredi është shitur. Një ditë të bukur, qytetarja kontaktohet nga një përfaqësuese e shoqërisë “Final sha”, e cila i kërkon, që pagesën e kredisë, ta kryejë ndaj kësaj shoqërie, plot 120 mijë lekë të reja. Edra tregon, se tefonoi përfaqësuesen e “Final”, që i thotë, se nuk ka më kompetencë për këtë kredi. Përmbaruesi shprehet, se duhet ta shlyejë detyrimin. Ndërkohë zonja është në një situatë të vështirë, pasi është në proces divorci dhe po rrit e vetme një vajzë. Me këtë pretendim për kredi të pashlyer, ajo ka frikë, se mund të humbasë vajzën. Sipas dokumentave të përmbaruesit, kreditori është Micro Credit Risk, tashmë me emrin Credital, por në asnjë shkresë nuk lexojmë emrin e shoqërisë “Final sha”.Biseduam me Credital, shoqëria, që ka blerë kredinë, e cila pretendon, se kjo kredi mund të jetë shitur dy herë. Pano Soko, ekspert ekonomie, tregon, se kjo është një skemë mashtrimi dhe zgjidhja është nëpërmjet administratorit shtetëror, që është vendosur në krye, duke paraqitur faturat, pasi nëse do të vazhdojë në gjykatë, do të ketë kosto të lartë.

Një video është bërë virale në rrjet, pasi tregon një mace, që merr peshkun nga një qese. Por macja fajtore është arrestuar për aktin e saj, që përbën vepër penale.

Fadil Brahimaj, një qytetar nga Durrësi, tregon, se është divorcuar në vitin 2008. Nga martesa e parë ka tre fëmijë, të cilët nuk i takon prej gati 20 vjetësh. Fadili ka nisur një jetë të re, por problematika, që shoqëroi divorcin, nuk po e le të jetojë në paqe.Kur gjykata zgjidhi martesën vendosi, që katin e parë të ndërtesës dy katëshe ta përdorë Fadili, të dytin gruaja dhe fëmijët, derisa të zgjidhej cështja e pronësisë.Fadili ka aplikuar për legalizim në vitin 2006.Por pas shumë vitesh, ish-gruaja dhe fëmijët bëhen pronarë.Fadili thotë, se në shtëpinë e tij, gjeti një qiraxhi.Sipas tij, prokuroria e pushoi cështjen, por gjykata urdhëroi, që të bëhen hetime për mënyrën, sesi është certifikuar prona.

Të Fundit