Luan Baçi po hetohet nga SPAK për fshehje pasurie! Deputeti i PD-së: Më kallëzoi një patronazhist

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Luan Baçi është thirrur sot në SPAK. Ai është kallëzuar për fshehje pasurie për një qytetar dhe është marrë në pyetje nga BKH.

“Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnjë lloj problemi. Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim.

Jam shumë i qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problemi. Është mbyllur si çështje. I njëjti kallëzues patronazhist, ballist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim.

Ndoshta dhe SPAK për t’i bërë qejfin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla, unë u paraqita”, tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Të Fundit