“Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare”, Beleri flet në greqisht: Rama më urren, Shqipëria të tregojë që dëshiron të jetë pjesë e Europës

Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar në gjuhën greke se Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai tha se kryeministri Edi Rama e urren dhe se bëri padrejtësisht 16 muaj burg në një qeli shqiptare.

“Urrejtja që zoti Rama ka ndaj meje dhe minoritetit etnik grek në Himarë nuk kalon. Fatkeqësisht Shqipëria vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian tregoi sot çvlerësim të organeve europiane në të cilin dëshiron të anëtarësohet por edhe çvlerësim të marrëveshjeve që ka firmosur për të mbrojtur përfaqësitë diplomatike.

Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare. Këto sulme nuk më trembin. Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron dhe duhet të jetë në Europë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk mbyllen plagët e vjetra në demokraci dhe në shtetin e të drejtës. Dhe nëse nuk respekton të drejtat e minoritetit etnik grek.”, tha ai.

Të Fundit