New York, Rama: Bashkë të ngremë flamurin në BE

Kryesocialisti Edi Rama ka udhëtuar drejt New York-ut për të rinisur turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë”.

Takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e të shtunës, në orën 11:00, me orën lokale.

Këtë takim ai e ka komentuar në Facebok duke shkruar: “Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”.

Të Fundit