Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë publike arritjet e qeverisë sa i përket sezonit turistik që lamë pas.
Balluku theksoi se shifrat flasin dhe janë përgjigje e pakontestueshme për çdo kritikues, ndërsa theksoi se pritshmëritë mbeten ende të larta.
Ajo theksoi se parashikohet që viti të mbyllet me 10.4 milionë pasagjerë në Rinas.
Po ashtu, ajo theksoi se fokus do të ketë edhe turizmi malor.
Balluku: Flukset e turistëve janë të paparashikueshme edhe nga vete ne.
Kur nisëm punën kemi patur edhe disa parashikime, si numri automjeteve që do përshkonin rrugët e reja apo turistët nga ajri. Por të gjitha janë tejkaluar me disa fish. Vetëm në 9 muaj, janë 8 mln 250 mijë ose 53.7% më shumë se 2023. Krahasimet tona janë nga viti në vit, jo me pesë vjeçar. Janë përpunuar 53 120 avionë, 44.5% më shumë krahasuar me 2023. Parashikimet deri në fund të vitit janë 10.4 mln pasagjerë. Por jemi të sigurt se edhe kjo shifër do tejkalohet. 69 mijë fluturime parashikojmë të mbyllet ky vit. Në një ditë të vetme kemi patur 45 100 pasagjerë.
Numri i destinacioneve ka ndryshuar, gjithashtu. Kemi patur këtë vit 136 destinacione të reja. Gjithë ky zhvillim ka ardhur i bazuar në një strategji të mirëfilltë kombëtare, që i kemi qëndruar pikë për pikë. Duhet thënë që edhe 2025 do ketë një sërë risish në infrastrukturë, por me rëndësi për MIE është dorëzimi i aeroportit të Vlorës, ku ne synojmë të kemi edhe udhëtime transoqeanike që nuk do limitojnë më as numrin e turistëve.
Kemi dorëzuar 44.5 km rrugë të reja, autostrada të kategorisë A. Këtë vit, ne hapëm rrugën Thumanë-Kashar për përdorim, nga data 28 qershor në mbrëmje, deri në 30 shtator në këtë aks kanë kaluar 2 mln e 700 mijë automjete, një shifër rekord edhe për autostradat e rajonit. Nga tuneli i Llogarasë 715 198 automjete. Janë shifra që janë përgjigjja e vetme për ata që baltosin një vend që po lulëzon në turizmin botëror. ‘Maldivet e Europës’ është shpikur nga mediat e huaja, nuk e kemi vënë ne