Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre me rastin e Vitit të Ri. Rama uron që ky vit i ri të kthejë të gjithë pengjet tek më të dashurit e tyre.
“I urojmë komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël. Uroj që ky vit i ri të kthejë të gjithë pengjet tek më të dashurit e tyre.Paqja dhe humanizmi mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan Rama në platformën X.