Jemi në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, pranë ish tregut të fruta- perimeve, që sot është jashtë funsionit. Denoncuesja Marsela Doma e posedon këtë pronë bashkë me 3 të tjerë Aleksandër Doma, Nenta Kacemi dhe Nazmie Kristjani. Në vitin 2018 pronarët bëjnë kontratë qiraje me zotin Adriatik Skënderaj, pastaj me të vëllanë Ardjanin dhe gruan e tij Dorinën. Nga 2018-ta 2023 ky treg ka funksionuar, por më pas u mbyll dhe në vendin e tregut mbetën tezgat, arkat e sendet e tjera.Ish-qiramarrësi Adriatik Skënderaj, thotë, se tezgat janë pronë e Bashkisë, gjë që nga bashkia mohohet. Pas ndërhyrjes sonë, u hoq baza materiale e tregut dhe prona u lirua.
- +355 67 220 8888
- [email protected]