Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës muajit e fundit ka qenë kryefjala e shtypit rozë dhe jo vetëm. Por mesa duket këtë çështje Elia e ka lënë pas.
Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket mahnitëse dhe tejet e lumtur.
Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Princ Leka, ish bashkëshorti i Elias njëkohësisht zyrtarizoi romancën e tij të re me Blerta Celibashin gjatë një darke gala në Carpathia West Estate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo ajo që ra në sy përveç pamjes së Elias ishin edhe komentet pozitive të ndjekësve, ku e komplimentonin për pamjen.