I jep vajzës mjekim të gabuar, mjeku ja hedh se e mbron drejtori spitalit!

Pak ditë më parë transmetuam një denoncim në Cakran, sipas të cilit, mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Mucelli, punonjës i qëndrës shëndetësore, në orarin e punës, kryen vizita të ndryshme, eko, për organe të brendshme, në një ambient të përshtatur si klinikë, përbri qendrës shëndetësore.Qytetarja u ankua për dhimbje veshkash dhe mjeku Mucelli, le qendrën shëndetsore dhe i bëri ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi e nxorri me infeksion veshke. Mjeku nuk është fare i specializuar për këtë dhe në një vizitë në Tiranë, qytetarja rezultoi pa asnjë problem me veshkat.Drejtori i qendrës shëndetsore Cakran, Tonin Xhelaj, refuzoi të japë shpjegime. Qytetarë të ndryshëm kanë komentuar të tjera problematika për këtë cështje e këtë mjek. Brunilda Shiroka, mjeke, shprehet, se duke bërë një punë, që nuk i takon, mjeku shkakton pasoja serioze në shëndet.Rovena Kolici, sekretare e UM Fier, thotë, se kjo strukturë i është drejtuar prokurorisë për rastin e transmetuar.Gylsen Zhllima, avokat, kërkon ashpërsim të Kodit Penal për mjekët, që neglizhojnë.

Të Fundit