Raporti: 33% e shqiptarëve nuk kanë lekë për të blerë ilaçet

Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon që përballen më vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore sipas të dhënave nga anketa e Barometrit të Ballkanit, që është realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

33% e 1000 personave të pyetur në Shqipëri pohuan se gjatë vitit të fundit, familja e tyre ishte përballuar më së paku një herë me vështirësi për të blerë barnat e referuara që nuk ishin mbuluara nga skema e sigurimeve.

Në vendet e tjera të Rajonit, qytetarët përballeshim me më pak vështirësi në sigurimin e ilaçeve. P.sh., vetëm 15% e të anketuarve në Bosnjës pohuan se nuk mund të siguronin barnat jashtë skemës së sigurimeve.

Kjo përqindje në Kosovë ishte 13%, Maqedoninë e Veriut 31%, në Malin e Zi 25% dhe në Serbi 12%, sipas Monitor.

Gjithashtu Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon (36% secila) që nuk përballonin kostot e shërbimeve shëndetësore që nuk ishin të mbuluara nga skema e sigurimeve.

Shqetësimet e qytetarëve për kostot e barnave vijnë në raport të drejtë me fondet që japin qeveritë e vende për rimbursimin e barnave.

Qeveria shqiptare jep nivelin më të ulët të fondeve për rimbursimin e barnave në rang europian sipas të statistikave të OBSH.

Të Fundit